Klopp për mungesën e golave të Salah: Po kalon në një periudhë të komplikuar, do ta gjejë golin sërish

Jurgen Klopp e ka komentuar formën e Mohammed Salah së fundi.

Sport

19/04/2022 20:02

Egjiptiani nuk ka shënuar që prej ndeshjes ndaj Brightonit në shkurt të këtij viti, të cilën Liverpooli e fitoi me rezultat 2-0.

Duke folur për këtë moment të vështirë që po kalon lojtari, Klopp shprehet optimist se ish-sulmuesi i Romës do të kthehet sërish në “rrugën” e golit.

“Ai po kalon në një periudhë të ndërlikuar, gjë që është krejtësisht normale. Gjithsesi, është vetëm çështje kohë para se ai të gjejë rrugën e golit prapë”, u shpreh Klopp, shkruan lajmi.net.

Përkundër kohës së gjatë pa gol, Salah vazhdon t’i prijë listës së golashënuesve në Premier League, me 20 gola. /Lajmi.net/