Fansat e Liverpool do të duartrokasin në minutën e shtatë si shenjë ngushëllimi për vdekjen e djalit të Ronaldos
Fansat e Liverpoolit do të duartrokasin në minutën e shtatë të ndeshjes ndaj Manchester United, si shenjë ngushëllimi për vdekjen e djalit të Cristiano Ronaldos.

Sport
Portugezi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, njoftoi dje se i vdiq njëri nga binjakët.
Ronaldo dhe Georgina po prisnin të bëheshin prindër përsëri, por jo gjithçka shkoi sipas planit. Foshnja e vogël ndërroi jetë, transmeton lajmi.net.
Duke marrë shkas pikërisht nga kjo situatë, fansat e “Të Kuqve” do të solidarizohen me 37-vjeçarin dhe familjen e tij, pikërisht me anë të këtij gjesti.
Manchester United dhe Liverpool do të luajnë sonte, më fillim nga ora 21:00, në kuadër të Premier Leagues. /Lajmi.net/