Xavi pas humbjes ndaj Cadiz: Mund t’i themi lamtumirë titullit

Xavi Hernandez duket së më në fund është dorëzuar në luftën për titullin e kampionit në La Liga.

Sport

19/04/2022 10:00

Barcelona ishte në një ecuri të mirë në La Liga, por kjo ecuri u ndal mbrëmë nga skuadra e Cadiz, e cila mposhti Barcën 0:1.

Xavi beson se humbja ndaj Cadiz njëkohësisht nënkupton një shuarje shprese për titullin e kampionit në La Liga.

“Jemi të nervozuar. Humbëm një mundësi të mirë, të artë, për të diferencuar veten nga skuadrat tjera në garën për Champions League”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Ne praktikisht i thamë lamtumirë titullit të kampionit në ligë”, shtoi trajneri.

Cadiz mbrëmë mori fitoren e parë në histori të klubit, në një udhëtim në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/