Premier League: Sonte kryendeshja e javës – Liverpool pret Manchester Unitedin

Sonte luhet kryendeshja e javës në Premier League.

Sport

19/04/2022 08:45

Dy rivalët e vjetër, Liverpool dhe Manchester United vihen sot përballë njëra-tjetrës, në atë që konsiderohet si kryendeshja e javës, shkruan lajmi.net.

‘Reds’ futen në këtë takim me synimin te tri pikët – pikë këto që do ta vinin në krye të tabelës.

Manchester United në anën tjetër udhëton me një disponim jo edhe të mirë, si pasojë e lajmeve të hidhura mbrëmë nga Cristiano Ronaldo.

United e kanë të nevojshme fitoren për të vazhduar ëndërrimin për një vend në top katërshe, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes dy skuadrave luhet me fillim nga ora 21:00. Përveç dy skuadrave në fjalë, rezultati do të jetë me interes të lartë edhe për Manchester City.

Mbetet të shihet se kush nga trajnerët gjermanë ka përgatitur më mirë ndeshjen; Rangnick apo Klopp. /Lajmi.net/