Barca nuk e merr dot veten, mposhtet përsëri në ‘Camp Nou’, kësaj radhe ndaj Cadiz

Barcelona ka pësuar humbjen e dytë radhazi në ‘Camp Nou’.

Sport

18/04/2022 22:57

Skuadra e Xavi Hernandez është mposhtur 0:1 në përballjen ndaj Cadiz, përballje kjo e vlefshme për La Liga, shkruan lajmi.net.

Katalanët arritën të mbanin nën kontroll posedimin e topit, por nuk është se me atë posedim krijuan shumë rreziqe për kundërshtarin.

Në anën tjetër, skuadra e Cadiz ishte më konkrete. Në pak dalje që kishte, tregonte gjithmonë rrezik.

Momenti vendimtar i takimit ishte në minutën e 48’, kur Perez dërgoi topin në rrjetë për 0:1. Ky gol përcaktoi fituesin.

Cadiz kështu del me tri pikët nga ‘Camp Nou’ dhe i jep Barcës humbjen e dytë radhazi në shtëpi, pas asaj ndaj Eintracht Frankfurt në kuadër të Europa League.

Barcelona mbetet me 60 pikë në pozitën e dytë, kurse Cadiz shkon në 31 pikë për pozitën e 16. /Lajmi.net/