Barcelona me një thirrje për tifozët, para ndeshjes ndaj Cadiz

Skuadra e Barcelonës ka bërë një thirrje për tifozët e saj, para ndeshjes së sotme.

Sport

18/04/2022 17:13

Katalanët luajnë në kuadër të La Liga, kësaj radhe përballë skuadrës së Cadiz.

Në shtëpinë e tyre në ‘Camp Nou’, Barcelona e Xavi Hernandez kërkon tri pikët, por për këtë kanë nevojë për tifozët.

Faqja zyrtare e Barcës iu ka bërë thirrje tifozëve që të shkojnë në numër sa më të madh për këtë ndeshje.

“Sonte, secili në ‘Camp Nou’! Ju presim aty. Së bashku gjithmonë kemi tejkaluar sfidat. Së bashku jemi të pandalshëm”, thuhet në një postim të klubit në ‘Twitter’, përcjell lajmi.net.

Gjatë mes-javës së kaluar, Barcelonës i ndodhi një gjë e çuditshme në ‘Camp Nou’.

Rreth 30 mijë tifozë të Eintracht Frankfurt siguruan bileta dhe Barca dukej sikur luante në udhëtim. Pas këtyre ngjarjeve pati shumë reagime edhe kundër tifozëve, por tani vjen kjo thirrje nga klubi. /Lajmi.net/