Man United janë takuar me agjentin e Dybala

Paulo Dybala është në listën e dëshirave të Man United.

Sport

17/04/2022 21:03

Manchester United po shohin opsionet për të rindërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Përveç emrit të trajnerit, kërkohet edhe për emra që mund të përmirësojnë fondin e lojtarëve.

‘Tuttomercatoweb’ bën të ditur se Man United janë takuar me përfaqësuesit e Paulo Dybala, përcjell lajmi.net.

Ylli argjentinas ka refuzuar rinovimin e kontratës me ‘Zonjën e Vjetër’ dhe është gati të nis një aventurë të re.

Dybala mund t’i bashkohet Unitedit si lojtar i lirë gjatë verës, pasi mbetet pa kontratë.

Inter, Atletico Madrid e Milan janë disa nga skuadrat tjera që interesohen për argjentinasin. /Lajmi.net/