Kryeshefi ekzekutiv i Barcelonës: Nuk kemi marrëveshje me Lewandowskin

Kryeshefi ekzekutiv i Barcelonës, Mateu Alemany, është shprehur se ende nuk ka marrëveshje në mes të klubit dhe Robert Lewandowskit për transferimin e këtij të fundit në “Camp Nou”.

Sport

15/04/2022 13:18

Polaku po përflitet shumë se do të ndërrojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës dhe Barcelona është skuadra më e interesuar për shërbimet e lojtarit.

I pyetur në lidhje me mundësinë e ardhjes së 33-vjeçarit në “Camp Nou”, Alemany tha se e respektojnë lojtarin, por ende asgjë nuk është arritur në këtë drejtim.

“Ne ende nuk kemi ndonjë marrëveshje me të. Ne e respektojmë atë shumë, ai është shumë i rëndësishëm për klubin e tij. Ne jemi në nivel spekulimesh, sigurisht, por nuk ka asgjë mes nesh dhe lojtarit ende”, u shpreh ai, shkruan lajmi.net.

Përkundër që në janar nënshkruan me Pierre Emerick Aubameyang, katalunasit dëshirojnë që ta “blindojnë” pozitën e qendrës së sulmit.

Ardhja eventuale e Lewandowskit mund të hapë shtigje largime për disa futbollistë që luajnë në të njëjtën pozitë, me Memphis Depayn më të përfolurin për t’i bërë gati valixhet. /Lajmi.net/