Barcelona nuk do të vazhdojë me Luuk de Jong
Luuk de Jong dhe Barcelona do t’i ndajnë rrugët në fund të sezonit.
Sport
Futbollisti do të kthehet te Sevilla, prej nga edhe erdhi në formë huazimi për një vit.
Gjatë këtij sezoni me “blaugranët” futbollisti ka realizuar gjashtë gola në 16 paraqitjet e tij në La liga.
Vlera e 31-vjeçarit në treg tanimë ka rënë në 4 milionë euro, nga 10 milionë sa ishte para një viti. /Lajmi.net/