Xavi për ardhjen eventuale të Lewandowskit: Është lojtar fantastik, por ne jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës

Xavi Hernandez është pyetur për mundësinë e transferimit të Robert Lewandowskit në Barcelonë.

Sport

13/04/2022 17:19

Gjatë një konference për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurtit, tekniku spanjoll u pyet edhe për polakun i cili po kalon një formë fantastike me bavarezët.

“Është një lojtar fantastik, por ne aktualisht jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës në Europa League”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net.

“E kuptoj pyetjen tuaj, por nuk është momenti i duhur për të diskutuar në lidhje me këtë çështje”, shtoi tutje trajneri.

Barcelona, nesër, më fillim nga ora 21:00 do ta luajë ndeshjen kthyese ndaj Eintracht Frankfurt në “Camp Nou”.

Përballja e parë e tyre përfundoi baras, 1-1.  /Lajmi.net/