Barca i ofron Arsenalit dyshen Memphis Depay e Riqui Puig, kërkon mbrojtësin Gabriel

Barcelona ka vënë në shënjestër mbrojtësin e skuadrës së Arsenal, Gabriel.

Sport

13/04/2022 10:30

Katalanët janë të vendosur që të përforcojnë repartin e mbrojtjes dhe tashmë ka edhe një emër në listën e dëshirave.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barca shpreson që të negociojnë me Arsenal për kartonin e Gabriel, transmeton lajmi.net.

‘Gunners’ kërkojnë 40 milionë euro për lojtarin, por Barca ka një marrëveshje tjetër në mendje.

Ata janë gati të ofrojnë dyshen Memphis Depay dhe Riqui Puig, në këmbim të lojtarit.

Portieri Neto është po ashtu në mesin e mundësive që mund të nisen për në ‘Emirates’.

Një gjë është e ditur tashmë; Barca nuk mund të paguajë 40 milionë euro për kartonin e Gabriel. /Lajmi.net/