Barcelona gjen te Stuttgart zëvendësuesin e Jordi Alba, i kushton 25 milionë euro
Barcelona duket se më në fund ka gjetur zëvendësuesin e Jordi Alba.

Sport
Katalanët janë vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë tash e sa kohë, me emra si Tagliafico, Grimaldo dhe shumë të tjerë të përmendur nëpër spekulime.
Së fundmi, nga Gjermania raportojnë se Barcelona po përcjell mbrojtësin e majtë të Stuttgart, Borna Sosa, përcjell lajmi.net.
Mbrojtësi ka një klauzolë liruese prej 25 milionë eurove.
Thuhet se përfaqësuesit e Barcelonës ishin për ta parë lojtarin nga afër në ndeshjen që Stuttgart e zhvilloi ndaj Borussia Dortmund.
Mbetet të shihet nëse katalanët do të mund të paguajnë shumën e kartonit të lojtarit. /Lajmi.net/