Chelsea do të luajë për herë të parë në Santiago Bernabeu
Të martën Chelsea do të luajë për herë të parë në stadiumin e Real Madridit, ‘Santiago Bernabeu’, në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Real Madridi dhe Chelsea nuk ishin përballur asnjëherë në një ndeshje në kuadër të kompeticioneve evropiane.
Sezonin e kaluar shorti i vendosi përballë njëra-tjetrës dy gjigantët evropian, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë u zhvillua në ‘Stamford Bridge’, ndërsa ajo e kthimit u mbajt në ‘Alfredo di Stefano’, stadiumi në të cilin Real Madridi zhvilloi takimet sezonin e kaluar.
Kjo pasi ‘Santiago Bernabeu’ vazhdonte procesin e rinovimit, shkruan lajmi.net.
Përveç në gara evropiane Reali dhe Chelsea nuk janë përballur as edhe në një ndeshje miqësore në shtëpinë e ‘Mbretërve’.
Të martën me fillim nga ora 21:00, në Madrid do të zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Real Madridit dhe Chelsea.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e ‘Bluve të Londrës’ në ‘Santiago Bernabeu’.
Ndeshja e parë në kuadër të çerekfinales përfundoi me rezultat 3:1 për ekipin e Carlo Ancelotti, pas një paraqitje fenomenale të Karim Benzema, i cili shënoi hat-trick.
Mbetet të shihet se cili ekip do të kalojë tutje në fazën tjetër në garë më prestigjioze në futboll, Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/