Ancelotti: Vërshëllimat ndaj Bale janë të kuptueshme

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti komentoi vërshëllimat e tifozëve madrilenë drejt anësorit, Gareth Bale.

Sport

10/04/2022 10:41

Real Madridi arriti një fitore (2:0) mjaft të rëndësishme në garë për titull ndaj Getafes, në kuadër të xhiros së 31, në La Liga.

Ishte minuta e 74` kur Karim Benzema liroi vendin Gareth Bale. Ky zëvendësim nuk iu pëlqeu aspak tifozëve të Realit, pasi e pritën me vërshëllima.

Në lidhje me këtë reagim të tifozëve foli edhe trajneri, Carlo Ancelotti.

“Vërshëllimat për Bale janë të kuptueshme, por ai po ecën mirë tani. Bale është një profesionist serioz”, tha italiani, pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Mbrëmë ishte paraqitja e tij e parë në Santiago Bernabeu, që nga shkurti i vitit 2020.

Reagimet e ashpra ndaj Bale vinë si pasojë e një gjesti që uellsiani ka bërë, gjatë detyrës së tij me kombëtare.

Ai ishte shfaqur me një banderolë me një mbishkrim ‘Uells, Golf, Madrid’. Kështu duke e vënë sportin e golfit, përpara skuadrës së tij.

Kjo nuk u kishte pëlqyer aspak tifozëve madrilenë, andaj nuk po e përkrahin lojtarin./Lajmi.net/