Istvan Kovacs do të jetë arbitri i ndeshjes Manchester City – Atletico Madrid

Istvan Kovacs nga Rumania, do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes së parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Manchester City – Atletico Madrid.

Sport

04/04/2022 12:09

Manchester City dhe Atletico Madrid do të përballen në ndeshjen e çerekfinales së Ligës së Kampionëve dhe tashmë kanë mësuar gjyqtarin e ndeshjes.

Rumuni, Istvan Kovacs do të ndaj drejtësinë, në derbin në mes dy gjigantëve evropian.

37 vjeçari tashmë ka arbitruar skuadrën e Pep Guardiolës në Evropë këtë sezon, në fitoren ndaj Club Brugge 5-1, në tetor, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, për Atletico Madridin kjo do të jetë ndeshja e parë në këtë kompeticion, nën referimin e rumunit.

Në ndeshjen e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00, ai do të shoqërohet nga gjyqtarët ndihmës rumunë, Vasile Florian Marinscu dhe Artene, në ‘Etihad Stadium’.

Kovacs ka referuar 31 ndeshje deri më tani në këtë sezon, duke ndarë 155 kartonë të verdhë dhe shtatë të kuq./Lajmi.net/