Tuchel: Azpilicueta është kapiteni ynë dhe duam të qëndrojë

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel dëshiron që Azpilicueta të qëndrojë në ‘Stamford Bridge’.

Sport

03/04/2022 10:55

Cesar Azpilicueta ka kontratë me Chelsea deri në qershor të vitit 2023, por mund të largohet këtë sezon nga ‘Stamford Bridge’.

Në lidhje me largimin e mundshëm të spanjollit, foli edhe trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel.

Ai tha, se Azpilicueta është kapiten i ekipit dhe duan të qëndrojë.

“Ai është kapiteni ynë dhe ne duam të qëndrojë”, ishin fjalët e Tuchel, përcjell lajmi.net.

Së fundmi 32 vjeçari është i lidhur me një kalim të mundshëm, drejt Barcelonës.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se cili do të jetë vendimi i spanjollit, lidhur me të ardhmen e tij./Lajmi.net/