Brozovic është i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit
Marcelo Brozovic është rikthyer në stërvitje me Interin dhe pritet të startojë në derbin ndaj Juventusit.
Sport
Sipas ‘Football.Italia’, Brozovic do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit, pasi ka kompletuar stërvitjen me ekipin.
Mesfushori kroat, kishte probleme më lëndime muskulore dhe mungoi për Interin në dy ndeshjet e fundit, transmeton lajmi.net.
Pauza për ndeshjet me kombëtare, ka ndihmuar që Brozovic të rikthehet për ekipin e Simeone Inzaghit.
Ndeshja ndërmjet Juventus – Inter zhvillohet më 3 prill (e diel), me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/