Real Madridi arrin marrëveshje me Vinicius Tobias

Real Madridi ka arritur marrëveshje me adoleshentin e Shakhtarit, Vinicius Tobias.

Sport

31/03/2022 18:43

Real Madridi ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me talentin brazilian, Vinicius Tobias, konfirmon ‘Goal’.

Vinicius do të largohet nga Shakhtar Donetsk, pa asnjë paraqitje të vetme me ekipin e parë, për shkak të pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Agresioni rus ndaj Ukrainës ka bërë që debutimi i mbrojtësit të shtyhet, pasi futbolli në Ukrainë është pezulluar deri në një datë të pacaktuar.

Duke parë situatën Real Madridi ka shfrytëzuar mundësinë për ta sjellë në ekip lojtarin, pasi edhe UEFA lejon diçka te tillë, transmeton lajmi.net.

Sipas shtëpisë më të madhe të futbollit, UEFA, çdo lojtar i huaj që luan në ligën ruse apo ukrainase mund të nënshkruajë një kontratë me klub të ri deri në qershor.

Andaj, Real Madridi kanë rënë dakord fillimisht me një marrëveshje huazimi me Vinicius, për pjesën e mbetur të sezonit 2021-22, lojtari do shkojë fillimisht të luajë te Real Madrid Castilla, ekipi i dytë i madrilenëve.

Braziliani mund të luajë mbrojtës i djathtë, por edhe si qendërmbrojtës./Lajmi.net/