Raphinha është pajtuar për një kontratë pesë vjeçare me Barcelonën
Barcelona duket se ka gati edhe përforcimin e radhës për merkaton e verës.
Sport
Katalanët do të bëjnë një numër lëvizjesh gjatë verës dhe për disa prej tyre kanë gjetur dakordimin qysh tani.
Një nga lojtarët që thuhet se është pajtuar për transferim te Barca është edhe Raphinha.
Lojtari i Leeds, sipas ‘Sport’, është pajtuar për një marrëveshje pesë vjeçare, transmeton lajmi.net.
Braziliani ka marrëveshjen personale, dhe tashmë është gjithçka në duart e skuadrës së Leeds.
Raphinha duhet të shtyjë skuadrën e tij për të pranuar ofertën e Barcelonës.
Mbetet të shihet nëse ‘Blaugrana’ mund të mbyllin marrëveshjen me Raphinha. Kjo do të linte hapësirë për largimin e Ousmane Dembele. /Lajmi.net/