“Liverpool nuk do t’i ofrojë Salah pagën që kërkon, sepse ai është afrikan”

Kontrata e Mohamed Salah te Liverpool po merr vëmendje të madhe.

Sport

27/03/2022 18:50

Ylli egjiptian po afrohet në muajt e fundit të kontratës së tij me Liverpool dhe akoma nuk është dakorduar për rinovimin.

Salah ka kërkuar një pagë më të lartë, por akoma nuk i është ofruar ajo që dëshiron. Sipas Diouf, ‘Reds’ nuk i plotësojnë kushtet egjiptianit, sepse ai është afrikan.

“Salah duhet të ketë parasysh se ai është afrikan, dhe Liverpool nuk do ta trajtojnë atë sikur evropian, dhe nuk do t’i japin kontratë sikur të tjerëve”, ka thënë Diouf, transmeton lajmi.net.

“E njëjta gjë më ndodhi kur isha te Liverpool. Ata më kërkonin të mos shkoja për të luajtur me kombëtaren”, shtoi ai.

Salah është në mesin e lojtarëve që po kërkohet nga Barcelona, si alternativë për Erling Haaland që është dëshira kryesore. /Lajmi.net/