Vazhdojnë problemet për Hazard

Anësori i Real Madridit, Eden Hazard do t`i nënshtrohet një operacioni.

Sport

25/03/2022 16:51

Epoka e Hazard te Real Madridit nuk ndodhi ashtu siç pritej. Ai po kalon në probleme mjaft serioze, që nga transferimi te gjiganti spanjoll.

Së fundmi u njoftua që Hazard do t`i nënshtrohet një operacioni në këmbën e tij të djathtë.

Këtë e ka bërë të ditur Real Madridi me anë të një komunikate zyrtare në faqen e tyre, transmeton lajmi.net.

“Brenda pak ditësh lojtari ynë, Eden Hazard do t`i nënshtrohet një operacioni për të hequr pllakën e osteosintezës nga fibula e tij e djathtë”, thuhej në raportin mjekësor të Real Madridit.

Pas kësaj ndërhyrje, belgu pritet të mungojë deri në një muaj./Lajmi.net/