Gjigantët e Evropës në garë për Jules Kounde

Real Madrid, Barcelona, Manchester United dhe Liverpool, janë skuadrat që kanë shfaqur interesim për qendërmbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde.

Sport

25/03/2022 13:00

Forma e mirë që Kounde po kalon me Sevillan, ka bërë që ai të grumbullohet me kombëtaren e Francës, për miqësoret e muajit mars.

Ai ka kontratë me ekipin nga Andaluzia, deri në qershor të vitit 2024, por mund të largohet në fund të sezonit.

Interesim për lojtarin kanë shfaqur gjigantët e Evropës, Real Madridi, Barcelona, Manchester United dhe Liverpool.

Shuma që Sevilla ka vendosur për francezin, është 60 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se a do të ndryshojë ambient qendërmbrojtësi, apo do vazhdojë edhe më tej me Sevillan./Lajmi.net/