Zyrtare: Jermain Defoe pensionohet pas 22 viteve karrierë
Jermain Defoe ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij si futbollist.

Sport
Defoe pati një karrierë të pasur, kryesisht në futbollin anglez, me paraqitjet e tij te Tottenham Hotspur që kulmuan karrierën e tij, përcjell lajmi.net.
Anglezi e nisi karrierën e tij te West Ham United, para se të kalonte te Tottenham. Pas Tottenham, Defoe u transferua te Portsmouth, për t’u rikthyer më pas përsëri te Tottenham, ku luajti nga sezoni 2008 deri në 2014.
Defoe luajti edhe në ShBA, me skuadrën e Toronto, por vendosi të kthehej përsëri në futbollin anglez, ku u aktivizuar me Sunderland e Bournemouth. Ai luajti edhe me fanellën e Rangers në Skoci.
Lojtari është paraqitur edhe me kombëtaren e Anglisë. Ai ishte pjesëmarrës në Kupën e Botës 2006, Kupën e Botës 2010, 2014 dhe Euro 2012. /Lajmi.net/