Pedri: Gjëja e parë që bleva ishte një Play Station 5, tani do t’ua blejë prindërve një shtëpi
Pedri ka dhënë një intervistë mjaft interesante së fundmi.
Sport
Mesfushori i skuadrës së Barcelonës, Pedri ka folur për përjetimet e tij si futbollist profesionist.
Lojtari ka thënë se gjëja e parë që ai bleu me pagën e tij, ishte një Play Station 5, por në të ardhmen synon investime më serioze.
“Gjëja e parë që bleva? Të jem i sinqertë, nuk e di. Kur PS5 doli në shitje, unë e bleva një”, ka thënë Pedri, transmeton lajmi.net.
“Tani gjithçka që dua është t’ua blejë një shtëpi prindërve të mi, ose ta rinovojë shtëpinë. Paratë e mia janë edhe të tyre. Ne jemi një familje”, shtoi ai.
Pedri ka depërtuar në skuadrën e parë të Barcelonës gjatë sezonit të kaluar. Ai tashmë është kthyer në shtyllë të skuadrës, por edhe të kombëtares së Spanjës. /Lajmi.net/