Presidenti i Atletico nuk hedh poshtë mundësinë për nënshkrimin me Dybala

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka refuzuar të hedh poshtë mundësinë për transferimin e sulmuesit të Juventus, Paulo Dybala.

Sport

23/03/2022 14:31

Sulmuesi argjentinas do të jetë në dispozicion si lojtar i lirë gjatë merkatos së verës, pasi ka refuzuar të nënshkruajë rinovimin e kontratës me Juventus.

Atletico dhe Inter shihen si dy skuadrat që janë më afër tij. Raporti i mirë i lojtarit me Diego Simeone mund të bëjë që ai të kalojë në La Liga. Këtë mundësi nuk e hedh poshtë as Cerezo, presidenti i Atletico.

“Dybala është lojtar i shkëlqyer, por për momentin, ai është një lojtar i Juventus”, ka thënë Cerezo, transmeton lajmi.net.

“Mund të jemi interesuar, por edhe jo. Do të shohim; ka rrugë të gjatë deri në gusht”, shtoi presidenti i ‘Rojiblancos’.

Atletico janë në dijeni se edhe Inter do të bëjnë ofertën e tyre për Dybala. Beppe Marotta është njeriu që e bleu atë nga Palermo te Juventus para shtatë viteve, dhe synon një gjë të tillë edhe si pjesë e Interit. /Lajmi.net/