Barca rihap mundësinë për qëndrimin e Dembele: Nëse ai ndihet mirë, mund të takojmë agjentin e tij

Paraqitjet spektakolare të Ousmane Dembele kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të lënë të hapur mundësinë për një negocim.

Sport

22/03/2022 17:23

Dembele dhe Barcelona dështuan të gjenin akordin gjatë vitit të kaluar, dhe pas merkatos së janarit nuk kanë diskutuar më me përfaqësuesit e Dembele.

Gjithsesi, forma e lartë e lojtarit ka vënë në pah potencialin e tij, dhe zv.presidenti i Barcelonës, Rafa Yuste thotë se ata janë gati të ulen dhe të bisedojnë me agjentin e lojtarit, nëse ky i fundit vazhdon të ndjehet rehat.

“Nëse Ousmane Dembele vazhdon të ndihet rehat, ne mund të takojmë agjentin e tij dhe ai mund të qëndrojë”, ka thënë Yuste, transmeton lajmi.net.

Dembele ishte afër largimit nga Barcelona në ditën e fundit të merkatos së janarit, por lojtari refuzoi opsionet që kishte në dispozicion.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit, në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/