Situata e Dybala: Inter e Atletico në ‘pole-position’, garës i futet edhe Arsenal

Ylli argjentinas, Paulo Dybala edhe përfundimisht ka vendosur që të largohet nga skuadra e Juventus gjatë merkatos së verës.

Sport

22/03/2022 09:56

Gjatë ditës së djeshme, Dybala ka refuzuar të vë firmën e tij në kontratën e re me ‘Zonjën e Vjetër’, dhe duket se në këtë pikë nuk ka më kthim prapa.

Drejtori i Juves bëri të ditur se nuk do të ketë më oferta, derisa tani skuadrat kanë nisur të negociojnë me agjentin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Mediat italiane insistojnë se Atletico Madrid dhe Inter janë skuadrat favorite për nënshkrimin e sulmuesit, por në garë ka edhe një skuadër nga Premier  League.

Arsenal thuhet se kanë hapur negociatat preliminare me lojtarin, për një lëvizje të mundshme.

Edhe Manchester United e Tottenham Hotspur pritet të bashkohen në këtë garë. /Lajmi.net/