Allegri: Nuk e di nëse Dybala do të jetë edhe sezonin tjetër te Juventus

Massimiliano Allegri ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e Paulo Dybala.

Sport

20/03/2022 19:00

Pas fitores ndaj Salernitana, në të cilën fitore shënoi edhe Dybala, trajneri i Juventus u pyet për të ardhmen e lojtarit.

Allegri ka thënë para gazetarëve se nuk di akoma nëse argjentinasi do të jetë pjesë e ‘Biankoneri’ edhe sezonin tjetër ose jo.

“Nuk e di nëse ai do të jetë te Juventus ose jo, kjo është çështje e klubit”, ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

“Ne flasim shpesh me klubin, nuk është vetëm kontrata e Paulo ajo që skadon, por edhe e Bernardeschi, De Sciglio, Perin e Cuadrado”, shtoi italiani.

Dybala akoma nuk ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Juventus dhe tashmë dyshimet janë rritur mbi atë se a mund të arrihet një marrëveshje. Me situatën aktuale, 1 korriku e gjen Dybala pa kontratë. /Lajmi.net/