Romano: Barcelona është duke e vëzhguar Reguilonin, Real Madrid ka të drejtë riblerje

Ylli i Tottenhamit, Sergio Reguilon është duke u kërkuar nga disa top klube evropiane.

Sport

18/03/2022 22:23

Përpos Barcelonës, spanjolli pëlqehet nga disa klube të mëdha evropiane që do bëjnë përpjekje ta transferojnë në verë, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton që Reguilon është duke u vëzhguar nga Barcelona, por që katalunasit nuk janë të vetëm në garë.

Real Madrid ka të drejtë riblerje të Reguilon për plotë 40 milionë euro, që duhet me patjetër të aktivizohet këtë verë./Lajmi.net/