Atletico Madrid i interesuar për Lukakun

Atletico Madrid ka shfaqur interesim për qendërsulmuesin e Chelseas, Romelu Lukaku.

Sport

17/03/2022 16:04

Belgu nuk është i lumtur në “Stamford Bridge”, derisa kohëve të fundit edhe ka humbur pozitën e titullarit, transmeton lajmi.net.

Sipas “Fichajes”, trajneri Diego Simeone dëshiron të përforcojë sulmin me largimin e Luis Suarez dhe Lukaku është shënjestër kryesore.

Lukaku veçse ka bërë të ditur që nuk është i lumtur te Chelsea dhe do ëndërronte një rikthim te Inter gjatë verës së ardhshme.

Falë kësaj situate, Atletico synon të përfitojë nga kjo situatë dhe në verën e ardhshme do mundohet ta bind për kalimin në “Wanda Metripolitano”./Lajmi.net/