Tuchel prioritet i Man United – ‘Djajtë e kuq’ monitorojnë situatën te Chelsea

Manchester United ka kthyer Thomas Tuchel në një prioritet për postin e trajnerit.

Sport

17/03/2022 09:33

‘Djajtë e kuq’ duan ta afrojnë trajnerin e Chelsea, në një situatë kur këta të fundit gjenden në kaos.

‘Dailystar’ bën të ditur se United duan të nënshkruajnë me Tuchel para fundit të sezonit, përcjell lajmi.net.

Tuchel korri suksese të mëdha me Chelsea, duke fituar edhe Champions Leaguen në kampanjën debutuese me ‘Blutë’.

Tani, gjermani prinë listën e dëshirave të United për stolin, duke lënë prapa emra si Mauricio Pochettino e Julen Lopetegui.

Mbetet të shihet nëse situata e krijuar te Chelsea do të shfrytëzohet mirë nga United. /Lajmi.net/