Tuchel: Nëse nuk kemi me çka të udhëtojmë drejt Francës, atëherë unë voziti një veturë me shtatë ulëse

Chelsea vazhdon të ketë probleme, pas sanksionimit të Roman Abramovich.

Sport

14/03/2022 09:26

Chelsea gjatë kësaj periudhe janë përballur me një numër të madh problemesh.

Një ndër ta është se ekipi nuk kanë mundësi të mbushin autobusin e tyre me karburant, pasi i janë pezulluar përkohësisht kartat e kreditit, shkruan lajmi.net.

Probleme mund të kenë tashmë edhe në udhëtim larg Anglisë, sidomos tashmë në ndeshjen e raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve te Lille në Francë.

Lidhur me këtë situatë trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel tha se ata tashmë kanë një aeroplan me të cilin do të udhëtojnë. Nëse nuk do e kishin këtë mundësi ai do voziste një veturë deri në Francë.

“Informacioni im i fundit është se ne kemi një aeroplan për të udhëtuar në Lille, nëse nuk e kemi shkojmë me tren, nëse jo atëherë me autobus.

Nëse jo atëherë unë voziti një veturë me shtatë ulëse”, ishin fjalët e Tuchel në lidhje me udhëtimin e tyre në Francë.

Ndeshja e parë ndërmjet Lille dhe Chelsea përfundoi me fitore 2:0 të ‘Londinezëve, ndërsa ndeshje e dytë zhvillohet të mërkurën (16 mars) me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/