Hyundai pezullon marrëveshjen e sponsorizimit të Chelsea
Sponsorët e Chelsea, Hyundai, kanë pezulluar marrëveshjen e tyre me klubin pas sanksionimit të Roman Abramovich nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Sport
Hyundai ka qenë partner zyrtar i automobilave të Chelsea që nga viti 2018.
Me anë të një deklarate kompania koreane, njoftuan pezullimin e marrëveshjes për sponsorizimin e Chelsea.
“Hyndai është bërë një nga partnerët më të fortë në futboll ndër vite dhe kompania mbështet sportin që të jetë një forcë për të mirën.
Përmes partneritetit tonë me Chelsea, ne jemi përkrahës krenarë të lojtarëve, tifozëve dhe futbollit.
Megjithatë, në rrethanat aktuale, ne kemi marrë vendim për të pezulluar aktivitetet tona të marketingut dhe komunikimin me klubin deri në një njoftim të dytë”, thuhej në deklaratë, përcjell lajmi.net.
Përveç tyre marrëveshjen e kanë pezulluar edhe sponsori i fanellave të Chelsea, ‘Three’.
Ndërsa, kompania e madhe Nike vazhdon partneritetin me ‘Londinezët”./Lajmi.net/