Juventusi merr pikët e plota ndaj Sampdoria

Juventusi ka marrë fitore mjaft të rëndësishme në xhiron e 29-të, në Seria A, ndaj Sampdoria.

Sport

12/03/2022 19:52

Juventusi arkëtoi pikët e plota në ndeshjen ndaj Sampdoria, pas fitores 1:3.

Pikë këto mjaft të rëndësishme pasi ‘Juventinët’ vazhdojnë ta ndjekin vendin e tretë Napolin.

Ndeshja filloi mirë për Juven, pasi patën rastet e tyre. Ishte minuta e 23` e ndeshjes kur Yoshida shënoi autogol, për t`ia dhuruar epërsinë Juventusit.

Në minutën e 34` të ndeshjes nga pika e bardhë, u tregua i saktë Alvaro Morata për ta dyfishuar rezultatin.

Në minutën e 74` të ndeshjes Sampdoria pati mundësinë të ngushtojnë epërsinë, por e humbi penalltinë Antonio Candreva.

Ndeshja po shkonte drejt fundit kur Sampdoria ngushtoi epërsinë për 1:2, me anë të Sabiri në minutën e 84` të ndeshjes.

Në minutën e 88` pas një asistimi të Manuel Locatellit, me kokë shënoi Morata, golin e tretë në këtë ndeshje të dytin personal.

Pas kësaj fitore Juve ka 56 pikë në vendin e katër, ndërsa Sampdoria 26 sosh në vendin e 16 në tabelë./Lajmi.net/