Atletico Madridi në garë për Dybala

Atletico Madridi i bashkohet garës me Interin për yllin argjentinas, Paulo Dybala.

Sport

10/03/2022 10:46

Argjentinasit Dybala, i përfundon kontrata në qershor dhe është në pikëpyetje e ardhmja e tij.

Sot pasdite pritej të realizohej takimi mes agjentit të Paulo Dybala me udhëheqësit e ekipit të Juventusit, por sipas disa informacioneve ai takim është shtyrë.

Kjo mund të jetë një shenjë që koha e Dybalas te Juve ka përfunduar.

Në garë për të pas Interit është futur edhe Atletico Madridi.

Drejtori sportiv i ‘Los colchoneros’, Andrea Berta e pëlqen shumë argjentinasin dhe e duan atë në Madrid, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse Dybala do arrijë marrëveshje me ekipin nga Torino, apo do largohet drejt dy ekipeve që janë pas tij./Lajmi.net/