CL: Real Madrid synon përmbysjen e PSG, Sporting për shëtitje në ‘Etihad’

Champions League vazhdon sonte me dy ndeshje të tjera të fazës së 1/16-ës së finales.

Sport

09/03/2022 08:30

Vëmendja kryesore e kësaj faze, por sidomos e mbrëmjes së sotme shkon te ndeshja Real Madrid – PSG, shkruan lajmi.net.

Paris Saint Germain udhëtojnë drejt Madridit për të prerë biletën që çon në çerekfinale, pas një fitore minimale në Paris.

‘Mbretërit’, përkundër disa mungesave, kanë akoma shpresë për një përmbysje eventuale në ‘Bernabeu’.

Në anën tjetër, në Mançester, Manchester City pret në ‘Etihad’ skuadrën e Sporting Lisbonës, e cila vjen për një ‘shëtitje’.

‘Citizens’ kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 5:0 dhe gjithçka duket e mbyllur sa i përket dilemës për skuadrën që kalon tutje.

Të dyja ndeshjet luhen në orar të njëjtë, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/