Juve mund të dorëzohet për Dybala

Juventus janë afër që të heqin dorë nga Paulo Dybala.

Sport

08/03/2022 10:15

Ylli argjentinas, Paulo Dybala është afër fundit të kontratës me skuadrën e Juventus dhe rinovimi po vonon tash e disa kohë.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, ‘Zonja e Vjetër’ mund të dorëzohet në tentimet për të rinovuar kontratën e Dybala, përcjell lajmi.net.

Përfaqësuesit e argjentinasit do të mbërrijnë në Torino të enjten, për negociatat finale para vendimit. ‘Biankoneri’ nuk duken optimistë për rinovimin.

Juve kanë planifikuar të reduktojnë pagën e Dybala. Inter, Atletico e Barcelona thuhet të kenë shfaqur interesim për situatën e lojtarit. /Lajmi.net/