Real Madrid publikon listën për takimin ndaj Sociedad, mungojnë Kroos dhe Valverde

Real Madrid ka bërë publike listën për takimin ndaj Real Sociedad, në kuadër të La Ligas.

Sport

04/03/2022 14:50

Ashtu siç pritej, “Los Blancos” në këtë ndeshje do jenë pa dy mesfushorët Toni Kroos dhe Federico Valverde, shkruan lajmi.net.

Por, lajmi i mirë për gjigantin madrilen është rikthimi i David Alaba, që mungoi në ndeshjen e kaluar ndaj Rayo Vallecanos.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin, Lopez

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy

Mesfushorë: Modric, Casemiro, Vazquez, Ceballos, Isco, Camavinga

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Bale, Vinicius, Rodrygo, Mariano.

Ndërkohë, ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/