Ancelotti gëzon tifozët: Kroos dhe Valverde do jenë të gatshëm ndaj PSG-së

Trajneri Carlo Ancelotti gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes me Real Sociedad, dha lajmin e mirë për tifozët se dy mesfushorët Toni Kroos dhe Fede Valverde do jenë gati për PSG-në.

Sport

04/03/2022 14:07

Kishte shumë dyshime se nëse dyshja do jenë gati për këtë super sfidë, pasi Kroos pësoi një lëndimi muskulor dhe Valverde ka marrë një ftohje.

Sidoqoftë, Ancelotti ka konfirmuar se të dy mesfushorët do jenë gati për takimin ndaj “Parisienëve”, që do jetë i vlefshëm për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve..

“Mendoj se Kroos ka një problem të vogël dhe do të jetë i gatshëm ndaj PSG, ndërsa Valverde do të jetë sigurt në ndeshjen e rikthimit”, deklaroi ai, përcjell lajmi.net.

Real Madridi do të përballet me Real Sociedad nesër, përpara super sfidës ndaj Parisit me 9 mars në orën 21:00./Lajmi.net/