Sevilla arrin marrëveshje për transferimin e Iscos

Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon mund të transferohet te Sevilla.

Sport

02/03/2022 14:47

Isco vazhdon të ketë probleme te Real Madridi për shkak se nuk po arrin ta gjejë vetën në formacionin startues.

Probleme kishte edhe në kohën e ish-trajnerit Zinedine Zidane, ashtu vazhdon të jetë edhe nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Isco është një mesfushor i klasit botëror, këtë e ka treguar sa herë që iu është dhënë mundësia.

Sipas mediave spanjolle Isco mund t’i bashkohet Sevillas, përcjell lajmi.net.

Kalimi i tij te ndjekësi më i afërt i Realit në ligë, mund të jetë një pikë kthese për spanjollin, pasi trajneri aktual i tyre e admiron atë.

Mbetet të shihet nëse Isco vendos të largohet apo do të qëndrojë te ‘mbretërit’. /Lajmi.net/