VIDEO: Zinchenko dhe Mykolenko zbresin në ‘Goodison Park’, i gjithë publiku me brohoritje mbështetëse
Në prag të ndeshjes Everton – Manchester City, Oleksandr Zinchenko dhe Vitalii Mykolenko kanë zbritur në fushë për përgatitjet e fundit.
Sport
Anëtari i Manchester City, Zinchenko, dhe Mykolenko i Everton kanë pranuar brohoritje mbështetëse nga të gjitha sektorët e tribunave të ‘Goodison Park’, përcjell lajmi.net.
Amazing moment at Goodison Park between Zinchenko and Mykolenko ?? ? ❤️ pic.twitter.com/8cdozCocnw
— Arlo White ? (@arlowhite) February 26, 2022
Dyshja madje kanë përqafuar njëri-tjetrin në prag të ndeshjes, duke ndarë dhimbjen e tyre.
Zinchenko dhe Mykolenko janë ukrainas dhe kanë përjetuar rëndë agresionin rus ndaj shtetit të tyre.
Rusia ka nisur agresionin ndaj Ukrainës gjatë kësaj jave, duke shënuar viktima të shumta. /Lajmi.net/