Jurgen Klopp: Ne nuk ndjekim Manchester Cityn, ne përpiqemi të fitojmë ndeshjet tona
Jurgen Klopp ka thënë se janë të interesuar për ndeshjet e tyre dhe jo atë çfarë ekipi rival arrin.

Sport
Trajneri i Liverpoolit foli pas fitores së thellë 6:0 kundër Leeds. Ai tha se ekipi i tij përpiqen të fitojnë ndeshjen dhe nuk ndjekin liderin aktual, Manchester City.
Liverpool ka ngushtuar në vetëm tri pikë diferencën ndaj Manchester City, pasi kanë fituar dy ndeshjet që kishin në dorë, derisa ‘Citizens’ pësuan ndaj Tottenham.
Pas fitores ndaj Leeds, disa komente ka dhënë Jurgen Klopp, i cili ka përsëritur se skuadra e tij nuk përcjell rezultate e kundërshtarit.
“Ne nuk e ndjekim Cityn, ne përpiqemi të fitojmë ndeshjet tona të futbollit,” ishin fjalët e gjermanit, transmeton lajmi.net.
Klopp mendonte në të njëjtën mënyrë edhe kur skuadra e tij ishte me nëntë pikë prapa kampionëve.
Skuadra e gjermanit tashmë është kthyer fuqishëm në garë për Premier League dhe do të vazhdojë presionin ndaj City deri në xhiron e fundit. /Lajmi.net/