Klopp zbulon lojtarin më të rrezikshëm te Inter

Inter dhe Liverpool do takohen nesër në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/02/2022 19:37

Skuadra angleze është mysafir në “Giuseppe Meazza”, në një përballje shumë interesante mes dy klubeve, transmeton lajmi.net.

Para këtij takimi, Klopp ka lavdëruar Interin për ndeshjet që janë duke zhvilluar dhe beson që do jetë një ndeshje e vështirë.

“E dimë që kemi kundër një skuadër shumë të fuqishme. Inter do mbrohet shumë mirë. Kanë shumë kreativitet dhe kualitet. Jemi në Ligën e Kampionëve dhe padyshim është një skuadër e nivelit të lartë”.

I pyetur për lojtarin që beson që është më i rrezikshmi te skuadra italiane, Klopp tha se mendon që është Ivan Perisic.

“Ivan Perisic, e kam parë kur ishte në Gjermani. Nuk më kujtohet kur kemi biseduar për herë të fundit, por është lojtar i mirë. Pastaj, sigurisht Edin Dzeko. Por, gjëja më e rëndësishme është si të luajmë dhe në cilin nivel të futbollit do luajmë”, shpjegoi ai.

Ndërkohë, përballja mes Interit dhe Liverpoolit nis në ora 21:00./Lajmi.net