Mbappe refuzoi dy oferta rinovimi nga PSG – në horizont sheh Real Madridin

Kylian Mbappe është afër fundit të aventurës së tij me PSG.

Sport

15/02/2022 11:58

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe duket se tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij, dhe vendimi i tij përkon me raportimet e shumta të mediave evropiane lidhur me të.

Raportime nga ‘The Athletic’ bëjnë të ditur se Kylian Mbappe ka refuzuar së paku dy propozime të reja nga PSG, për rinovim kontrate, transmeton lajmi.net.

‘Los Blancos’ janë tashmë të bindur se lojtari do t’iu bashkohet atyre pas fundit të sezonit.

Mbappe lidhej me Real Madridin edhe gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, por presidenti i PSG bllokonte gjithçka.

PSG do të tentojnë deri në fund të bindin lojtarin për kontratë të re, por me gjasë do ta humbin atë si lojtar të lirë. /Lajmi.net/