Fabinho paralajmëron bashkëlojtarët për përballjen ndaj Interit

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho ka paralajmëruar bashkëlojtarët para sfidës së vështirë ndaj Interit.

Sport

14/02/2022 17:58

Braziliani është në top formë, derisa shënoi golin e fitores ndaj Burnley në ndeshjen e fundit, transmeton lajmi.net.

I pyetur për përballjen e radhës, Fabinho paralajmëroi bashkëlojtarët për një sfidë të vështirë, derisa lavdëroi lartë skuadrën italiane.

“Do jetë vërtet një ndeshje e vështirë. Inter është skuadra më e mirë italiane për momentin dhe për këtë arsye janë të parët në ligë”.

“Luajnë mirë, kanë skuadër të fortë, luajnë bashkë disa lojtarë për katër ose pesë sezone, pra duhet të përgatitemi për këtë takim”.

“Shpresojmë që të shkojmë në Milan dhe të marrim një rezultat të mirë në këtë stadium”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja mes Interit dhe Liverpoolit zhvillohet këtë të mërkurë./Lajmi.net/