Juventus në fundin e takimit fiton një pikë ndaj Atalantas

Juventus më shumë mund ka arritur të fitoi një pikë në udhëtim te Atalanta, në kuadër të xhiros së 25-të në Seria A.

Sport

13/02/2022 22:39

“Bianconerët” ishin duke humbur me rezultat 1 – 0, por në fund Danilo bëri heroin për t’i dhënë një pikë skuadrës mysafire, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar me dy skuadrat që zhvilluan futboll të bukur, me lojë të shpejtë, por nuk i konkretizuan rastet.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjë nga dy skuadrat e mëdha italiane, nuk i finalizuan aksionet.

Ishte Ruslan Malinovsky që shënoi një eurogol nga distanca, për të kaluar në epërsi Atalantan (76′).

Mirëpo, kur mendohej se do mbyllej ndeshja me rezultat 1 – 0, sulmuesi Paulo Dybala asistoi për Danilon, që barazoi rezultatin (90+2).

Me këtë barazim, Juventus mban pozitën e katër me 46 pikë, derisa Atalanta një pozitë më poshtë me 44 sosh, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1492976320791252992