Napoli dhe Inter ndajnë pikët – gëzohet vetëm Milani

Ka përfunduar pa fitues kryendeshja e javës në Serie A, mes Inter dhe Napoli.

Sport

12/02/2022 19:56

Skuadra e Inter nuk arriti më shumë sesa një barazim 1:1 në udhëtim kundër skuadrës së Napolit, shkruan lajmi.net

Napolitanët kaluan në epërsi të parët, me golin e Lorenzo Insigne në minutën e 7’të takimit. Ai shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Jugorët nuk arritën të ruajnë epërsinë deri në fund. Madje, herët në pjesën e dytë (47’) ata pësuan golin e barazimit.

Edin Dzeko ishte ai që doli në skenë dhe barazoi shifrat në 1:1. Ky ishte edhe goli që vulosi takimin.

Inter shkon në 54 pikë, Napoli në 53, kurse Milan ka 52 pikë dhe pret të luajë nesër ndaj Sampdoria. Milan është skuadra e vetme që i konvenoi barazimi i sotëm i Inter dhe Napoli. /Lajmi.net/