Tjetër hap fals i Real Madrid në La Liga – barazim me Villarreal

Real Madrid ka bërë një tjetër hap të gabuar në kampionatin spanjoll.

Sport

12/02/2022 18:10

Skuadra e Carlo Ancelotti ka dështuar të marrë fitore në udhëtim kundër Villarreal, shkruan lajmi.net.

Villarreal dhe Real Madrid kanë ndarë nga një pikë, në një ndeshje që përfundoi pa gola 0:0.

Real Madrid kështu jep një tjetër mundësi për rivalët e tyre që të afrohen në garën për titull.

Ata numërojnë tashmë 54 pikë në pozitën e parë në tabelë. Sevilla qëndron afër tyre me 50 pikë, kurse Barcelona nëse fiton dy ndeshjet e mbetura afrohet në 10 pikë.

Villarreal në anën tjetër është në kuotën e 36 pikëve. /Lajmi.net/