Guardiola për pesimizmin e Klopp: Nuk i besoj, e di se edhe ai mendon si unë

Pep Guardiola ka dhënë disa komente për deklaratat e Jurgen Klopp.

Sport

12/02/2022 16:29

Klopp ka thënë së fundmi se nuk është i sigurt nëse skuadra e tij mund t’i bëjë presionin e duhur skuadrës së Manchester City.

Megjithatë, këtyre fjalëve nuk iu beson trajneri i City, Pep Guardiola.

“Nuk i besoj atij. Absolutisht është e mundur për ta, dhe Klopp mendon njësoj, përndryshe nuk do të ishte garuesi që është”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net. ”Sigurisht se ai beson”, shtoi spanjolli.

“Në futboll çdo gjë mund të ndodh. Por, Klopp e di se ai duhet të fitojë shumë ndeshje – sikur ne ë e dimë që duhet të fitojmë shumë ndeshje – për të luftuar që të jemi përsëri kampionët”, ishin fjalët e trajnerit të City.

Manchester City është me nëntë pikë përpara skuadrës së Liverpool, me një ndeshje më shumë të luajtur. /Lajmi.net/