“Messi është lojtari më i mirë në botë”, Pochettino lavdëron lartë argjentinasin
Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino nuk ka dyshime se kush është lojtari më i mirë në botë.
Sport
Dje, PSG ‘demoloi’ Lillen me rezultat 1 – 5, ku Lionel Messi shënoi dhe asistoi në fitoren e “Parisienëve”, transmeton lajmi.net.
Pas ndeshjes, Pochettino lavdëroi lartë Messin, duke e quajtur si lojtari më i mirë në botë.
“Nuk kam dyshime, Leo është më i miri në botë. Si të gjithë të tjerët, i duhet kohë që të adaptohet”.
“I duhet kohë të gjejë formën më të mirë, pas një muaji që nuk zhvilloi asnjë ndeshje shkaku i COVID-19. Është e rëndësishme që Messi të vazhdojë të jetë bashkëpunues”, deklaroi ai.
Messi deri me tani ka shënuar vetëm dy herë në Ligue 1, por ka regjistruar edhe katër gola në Ligue 1./Lajmi.net/